Thursday, April 18, 2024
HomeKronikaArrestohen 2 shtetas ne Puke per kultivim te lendeve narkotike

Arrestohen 2 shtetas ne Puke per kultivim te lendeve narkotike

-

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë është realizuar me sukses Operacioni Policor i koduar “Gjegjan” dhe konkretisht :
Më datë 30.07.2016 është bërë arrestimi i dy shtetasve pasi janë kapur në flagrancë në fshatin Mushte, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë, në një zonë pyjore, ku ishin 2 parcela, në të cilat ishin kultivuar 400 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Të arrestuarit janë :
1.Qani Hamzaj, 39 vjeç, banues në Tiranë.
2.Arjan Nikolli, 30 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë veprimeve hetimore të dyshuarëve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e mëposhtme :
•një armë zjarri automatik model-56,
•dy karikatore me 51 fishek model-56,
•një motorrçikletë e modifikuar, pa targa e pa dokumenta.
•nje automjet tip fuoristrade, marka , pa targa.
Materialet i percillen Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Pukë për shtetasin Qani Hamzaj, për veprat penale të “Kultivimit të bimeve narkotike” dhe” Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve “, dhe për shtetasin Arjan Nikolli, për veprat penale të “Kultivimit te bimeve narkotike”, dhe ” Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts