Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetReagon Manjani per zjarrin ne burg

Reagon Manjani per zjarrin ne burg

-

Pas dy ngjarjeve të rëndë që ndodhën sot në burgun e Shënkollit në Lezhë dhe atë të Vaqarrit dhe informacioneve kontradiktore ka reaguar Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ministri shprehet përmes një postimi në rrjetin social në Tëitter se “E vërteta mbi çdo ngjarje kriminale që ndodh konfirmohet vetëm nga Prokuroria e Shtetit! Ajo ka detyrën të vlerësojë çdo provë”.
Nga zjarri në burgun e Shënkollit humbi jetën një person, ndërsa 9 mbetën të lënduar.
Për ngjarjen ka pasur informacione kontradiktore përsa i përket bombolës që shpërtheu, pasi Ministria e Drejtësisë deklaroi fillimisht se dyshimet paraprake lidhen me një zjarrvënie aksidentale si pasoje e shpërthimin të një bombule gazi për gatim. Drejtoria e Burgjeve tha se bombola ishte në ambientet e paraburgimit, ndërsa ISHTI thotë se bombola në ambientet e paraburgimit rezulton e regjistruar dhe e paprekur nga flaket. “Pasi kemi verifikuar kushtet e bombolës së gazit që përdoret për kuzhinën e burgut, ajo rezulton e paprekur nga flaket ndërsa është e instaluar jashtë godinës së burgut” thuhet nga ISHTI. Disa nga të burgosurit kanë deklaruar se kanë pasur konflikte mes tyre dhe se bombola është hedhur nga dritarja, ndërsa njëri prej tyre ka deklaruar se ishte vetëvrasje. Edhe përsa i përket momentit që të burgosurit kanë dalë në oborr, ka ndodhur 40 minuta më vonesë. Për gjithë kontraditat Manjani shprehet se është prokuroria që do të sqarojë gjithcka. Ndërsa në burgun e Vaqarrit u qëllua me armë zjarri nga jashtë një i paraburgosur nga Kosova, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Prokuroria në Lezhë dhe në Tiranë ka nisur hetimet për të zbardhur dy ngjarjet e rëndë dhe për të vendosur para drejtësisë autorët.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts