Tre shtetas kanë mbetur të plagosur si pasoje e një aksidenti automobilistik të ndodhur në autostraden Lezhë- Milot pranë vendit të quajtur Gajush. Një grua nga Kosova dhe djali i saj 17 vjecarë të cilet udhetonin si pasagjerë ne mjetin me targa kosove janë derguar në spitalin e Lezhës me automjete rasti, ndersa drejtuesi i mjetit me targa maqedonase ka mbetur për disa minuta i bllokuar në mjet pasi ai nuk ka pranuar që ta levizin pa ardhur mjeket.. Nderkohë drejtuesi i mjetit me targa kosove nuk ka patur asnjë lendim, ky i fundit po levizte me familjen e tij nga plazhi i Shengjinit drejt Kosoves. Në aksidentë janë përfshirë mjeti Opel me targa BT 8173 AC si dhe mjeti me targa të Kosoves 01-604 AU. Shkak i aksidentit sipas burimeve në vendngajrje mendohet të jetë parakalimi i gabuar i automjetit me targa maqedonase. Sidomos gjate periudhes se veres aksi Lezhe – Milot mbetet mjaft problematik sa i perket aksidenteve ku shume prej tyre jane me pasoja ne jete njerezish.