Këshilli I Bashkisë Shkodër ka mbajtur mbledhjen e radhës ku me votat e këshilltarëve të pranishëm që përbënin edhe kuorumin e nevojshëm u miratuan gjitha pikat e rendit të ditës. Mustafa Lici kryetar I Partisë Mendimi I Djathtë Liberal përshëndeti miratimin e reformës në drejtësi që sipas tij përkthehet në siguri për qytetarët….
Ndërsa Këshilltari I FRD-së Fatlum Nurja I kërkoj Kryetarës së Bashkisë Shkodër Voltana Ademi që të bëjnë një bilanc një vjetor të punës së saj. Nurja i kërkoj kryetarës së Bashkisë që të mos centralizoj investimet….
Po ashtu cështja e hapsirave publike në Velipojë dhe menaxhimi I plazhit ishin në vëmendje të këshilltarëve. Por edhe cështja e pagave të aktorëve të Teatrit “Migjeni” dhe problemet e qenëve të rrugës….
Ndërsa Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi në lidhje me pyetjet e Këshilltarëve u shpreh se të gjitha shqetësimet dhe pyetjet e këshilltarëve në drejtim të saj do merren me shkrim….
Tre pika të rendit të ditës si ndihma ekonomike dhe dy marrëveshje bashkëpunimi u miratuan me shumicë votash.