Wednesday, November 30, 2022
HomeSport“Zgjohet” Vllaznia, dy blerje

“Zgjohet” Vllaznia, dy blerje

-

Kur te gjithe po kritikonin per merkaton, ne pak ore Vllaznia ka bere dy perforcime mjaft cilesore. Drejtuesit e klubit kane firmosur zyrtarisht me mesfushorin Ylli Hoxha per te cilin prej ditesh u lajmerua se do te behej pjese e kuqebluve. AI ka nenshkruar nje kontrate dy vjecare me opsion rishikimin e saj pas perfundimit te sezonit te pare. Kosovari konsiderohet si nje perforcim mjaft i mire per Vllaznine pasi jo vetem qe ka shume cilesi teknike por njeh edhe kampionatin shqiptar. Deri ketu gjithcka ishte e paralajmeruar por mesditen e se Henes, Vllaznia ka surprizuar te gjithe. Permes faqes zyrtare ne rrjetet sociale, klubi ka njoftuar se futbollisti Ditmar Bicaj eshte lojtar i Vllaznise. Mbrojtesi 27 vjecar ka firmosur per 1 vit dhe do te jete menjehere nen urdherat e trajnerit Cungu. Per ish lojtarin e Partizanit u aludua kohe me pare se kishte kontakte me Vllaznine por te gjitha u hodhen poshte pasi u tha se kushtet financiare te lezhjanit ishin te paperballueshme. Keshtu Vllaznia ka ne gjirin e saj nje futbollist 5 here kampion shqiperie dhe me nje karriere te suksseshme jashte vendit. Me Ditmar Bicajn mbrojtja kuqeblu eshte e blinduar per sezonin e ardhshem ku perkrah Gocajt, Vrapit, Cicmil dhe Markut kane krijuar nje grup te pakalueshem.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,590FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts