Wednesday, August 10, 2022
HomeSportFamilja Paçrami ne "Familjet sportive Shkodrane"

Familja Paçrami ne “Familjet sportive Shkodrane”

-

Cikli i dokumentarëve televiziv “Familjet sportive shkodrane”, i startuar javen e kaluar me familjen sportive “Muriqi” në not, ka ardhur mbrëmjen e së hënës në ekranin e TV1 Channel me një tjetër familje shkodrane. Këtë radhë ideuesi dhe realizuesi i këtij dokumentari, Gaspër MARKU është ndalur tek familja sportive “Paçrami”. Përmes intervistave të shumta të realizuar me personazhet e kësaj familje sportive, por edhe të tretëve që flasin për vlerat dhe arritjet e tyre, dalin në pah rezultatet, histori dhe tradita e kësaj familje të zgjeruar sportive, e cila i ka dhënë sportit shkodran dhe atij shqiptar, ish futbollistin e viteve 30-të Ali Paçrami, për të vijuar edhe me fëmijët, nipat dhe sternipat e tij, të cilët edhe sot janë aktivë në fushën e sportit.

Cikli i dokumentarëve televiziv kushtuar “Familjeve Sportive Shkodrane” vijon të hënën e ardhshme me familjen sportive “Bregu”, me protagonist ish mundësin kampion Dedë Bregu për të vijuar me vajzen e tij, atletin e famshme Vera Bregu, por edhe me pjesëtarë të tjerë të kësaj familje që edhe sot janë aktivë në ekipet e lojrave me dorë të klubit shumësportesh Vllaznia.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts