Në Qarkun e Shkodrës janë evidentuar 4 vatra infeksioni nga sëmundja e gjedhit Dermatoza Nudolare. Sipas kryeinfermierit të Drejtorisë së Bujqësisë Shkodër deri tani janë evidentuar 23 krerë të prekura ndërsa dy prej tyre kanë ngordhur….
Ndërsa është bërë vaksinimi I rreth 2500 krerëve në 33 ferma dhe në gjithë zonën periferike shprehet kështu kryeveterineri Kraja…
Fshatrat e prekura janë në zonat malore sin ë Levoshë, Aprip, Fierzë, Nënmavriq dhe Abat. Aktualisht tregjet e shitjes së kafshëve janë të mbyllura në Shkodër, ndërsa po ashtu edhe në pikat e shitjes së mishit po ushtrohen kontrolle për të evituar shitjen e mishit të gjedhit. Sipas Ministrisë së Bujqësisë është e lejuar shitja e mishit të derrit, shpendëve dhe kafshëve të imëta.