Tuesday, April 23, 2024
HomeKronikaAksidentohet turisti belg

Aksidentohet turisti belg

-

Një 18 vjecar turist nga Belgjika është plagosur lehtë në kokë, teksa po drejtonte një motor uji. Nasim Benhadou nga Belgjika pasi ka marrë ndihmen mjeksore në spitalin e Shkodrës është larguar. Nga sa mësohet shtetasi në fjalë ka marrë me qëra një nga motorrat e ujit dhe pas një manovre në ujë ai ka humbur kontrollin ndaj mjetit duke u përplasur me kokë në pjesët plastike. Dëmtimi ka qenë sipërfaqësor dhe pa asnjë pasojë për jetën e tij. Nga sa mësohet turisti Belg ka qenë I shoqëruar gjatë këtyre ditëve me miqt e tij shqiptar të cilët jetojnë në Belgjikë dhe ka ardhur në velipojë për pushime. Nga ana tjetër Forcat e rendit dhe Policia Kufitare po vazhojnë mbikqyrjen e situatës në zonën e Velipojës për të parandaluar cdo llojë aksidenti të mundëshëm nga mjetete ndryshme ujore që qarkullojnë në këtë zonë, dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts