Në kuadër të aksionit për sensibilizimin e bizneseve për lëshimin e kuponit tatimor, dega e Shkodrës është fokusuar në zonat turistike kryesisht ku edhe është edhe përqëndrimi më I madh I bizneseve…
Janë 15 grupe që po operojnë në zonën e Velipojës, dhe po ashtu në këtë aksion nuk është anashkaluar edhe zona e rërës dhe bizneset që operojnë në rërë. Sipas Drejtorit të Tatimeve Shkodër Hysen Hysaj janë rreth 70 biznese që janë licensuar për shrytëzim të plazhit me shezllone dhe të gjithë janë të pajisur me kasat fiskale dhe të licensuar……
Hysaj sqaron edhe cështjen subjekteve të cilat janë raportuar si të pa licensuara nga Bashkia e Shkodrës ku nga 7 vetëm tre kanë rezultuar të pa licensuar dhe një pjesë e tyre pa emer konkret dhe për të cilat pasi janë ushtruar kontrolle rezulton se nuk ka kryer vendosjen e shezlloneve në rërë….
Me 1 gushat ka nisur aksioni I tatimorëve mbi lëshimin e kuponit tatimor, I cili ka si synim senzibilizimin e bizneseve por edhe të klienteve rreth kuponit tatimor. Pas kësaj faze nëse do konstatohen shkelje sipas kreut të tatimeve shkodër Hysaj atëherë bizneset do përballen me pasojat ligjore.