Nje aksident i rende me pasoje vdekjen e nje personi ka ndodhur ne Manati, ne aksin e vjeter rrugor Lezhe – Milot. Mengjesin e se shtunes, shtetasi Nikoll Fangu 72 vjec, banues ne Gryke Manati ka qene duke levizur ne kembe kur eshte perplasur nga nje automjet tip Benz qe drejtohej nga Gjin Beqir. Ky i fundit, banues ne Lezhe, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit me targe AA841BT dhe ne ecje e siper ka goditur 72 vjecarin.
Perplasja ka qene e fuqishme duke i shkaktuar Nikoll Fangut demtime te renda e pavaresisht tentative per ta derguar ne spital, rruges ai ka nderruar jete. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur forcat e policise duke shoqeruar ne komisariat te riun ndersa kane nisur hetimet per te zbardhur edhe me tej shkaqet e kesaj ngjarje.