Thursday, December 8, 2022
HomeSportVllaznia prezanton uniformat e reja

Vllaznia prezanton uniformat e reja

-

Vllaznia ka prezantuar uniformat e reja per sezonin 2016-2017. Futbollistet shkodrane do te zbresin ne fushe me ngjyrat kuqeblu duke rikthyer veshjen tradicionale ndersa bluze te dyte do te kene ate te bardhe me nje shirit te kuq. Drejtuesit e klubit Vllaznia vendosen qe prezantimin e uniformave te reja ta bejne ne mjediset e stadiumit te ri por sic duket edhe ata ishin te paftuar. Ne nje kohe qe ne “Loro Borici” eshte hapur sezoni i dasmave dhe futet kushdo, klubi i Vllaznise dhe kamerat nuk lejohen as per te prezantuar uniformat. Me te vertete qe stadiumi nuk eshte dorezuar akoma por kur te tjeret lejohen, klubi dhe mediat jane non grata.

Lejen drejtuesit e moren vetem pas disa tentativave te administratorit Gjyrezi me inxhinierin e punimeve megjithese ishin vetem pak minuta pune dhe dy foto. Tre lojtaret e perzgjedhur, zevendeskapiteni Marku, mesfushori Tafili dhe portieri Selimaj u shfaqen me bluzat e reja.

Administratorit Gjyrezi shpreson qe uniformat dhe stadiumi i ri te pasohen me nje Vllazni te denje gjate kampionatit.

Vetem me 7 shtator Vllaznia do te inaguroje stadiumin e ri, atehere kur do te nise zyrtarisht kampionati shqiptar i futbollit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,604FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts