Saturday, October 5, 2024
HomeKronikaAksidentet ne rrugen Shkoder – Postrribe

Aksidentet ne rrugen Shkoder – Postrribe

-

Ne rrugen e Mesit, segmenti Hot i Ri, ka ndodhur nje aksident mbrëmjen e te shtunes rreth ore 22.30 minuta. Autovetura tip benz me targa AA 818 LY eshte përplasur me nje karroce. Karrocieri me inicialet A. B nga Golemi, i moshes 72 vjeç, ka pesuar tronditje. Atij i kane ardhur ne ndihme drejtuesi i benzit dhe banoret e fshatit, te cilet e kane derguar ne spitalin rajonal te Shkodres, dhe eshte jashte rrezikut për jeten. Ndersa për kalin dhe karrocen, nuk ka nevoje për koment, pasi e tregojne pamjet se çfare ka ndodhur.Gjergj Mirashi, njeri nga banoret, qe iu gjet prane te aksidentuarit, tregon për aksidentin:

Gjergj Mirashi kembengule ne faktin se sistemi i ndriçimit te kesaj rruge nuk vihet ne pune, ndonëse eshte teresisht i ri i ndertuar se bashku me rrugen e re:

Nderkohe, Drejtoria e Policise Shkoder, duke iu referuar këtij aksidenti, njoftoi se ka arrestuar drejtuesin e benzit, Fatmir Brahaj, me banim ne Tirane. Ai do te hetohet për shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor. Pa dashur te gjykojme punen e policise, ajo qe meriton vëmendjen ne ketë rast ka te beje edhe me faktin qe askush nuk po pergjigjet për mosfunksionimin e sistemit te ndriçimit gjate nates ne ketë rruge.Nga ish – fabrika e duhan cigareve ne dalje te qytetit, dhe ne vazhdim ne drejtim te Mesit, vetem 4 llampa ishin te ndezuara, dhe e gjithe pjesa tjeter e rruges ne erresire te plote. Për investimin kryer me dhjetra milione leke për ndriçimin gjate nates, askush nuk mban pergjegjesi se pse nuk vihet ne pune ! Nese presin qe aksidentet te shkaktojne viktima, për tu kujtuar me pas për ndriçimin e rruges, atehere kjo e ka emrin papergjegjshmeri kriminale.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts