Sunday, December 4, 2022
HomeSportVllaznia niset per ne fazen pergatitore

Vllaznia niset per ne fazen pergatitore

-

Ekipi I Vllaznise eshte nisur kete te diele drejt qytetit te Beranes ne Mal te Zi ku per 3 jave do te zhvilloje fazen pergatitore. Fillimisht ata u priten nga kryebashkiakja Ademi ne zyrat e bashkise ku u diskutua per vijimesine e klubit, kerkesat qe kane lojtaret ndersa kerkoi nga ata seriozitet dhe rezultate pozitive.

Ne dalje kryebashkiakja tha se kjo faze pergatitore do te sherbeje per rritjen e performances se ekipit ndersa konfirmoi se brenda ekipit do te kete levizje te tjera duke nenkuptuar serish futjen ne merkato.

E pyetur mbi objektivin qe I ka vendosur skuadres per sezonin e ri, Ademi, nuk preferon te pergjigjet ne menyre direkte por thote se kete duhet ta thone lojtaret me punen e tyre

Pyetja qe drejton cdo tifoz shkodran eshte se kur do te privatizohet Vllaznia dhe per kete numri 1 I bashkise shprehet se jane te hapur per cdo oferte.

Per rreth 20 dite, Vllaznia do te zhvilloje fazen pergatitore ne Mal te Zi ku parashikohen 2 seanca stervitore ne dite. Klubi ka menduar edhe disa ndeshje miqesore pavaresisht se do te jete e veshtire per shkak se te gjitha kampionatet ne ballkan kane nisur

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,596FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts