Ne oret mbermjes te dites se shtune eshte perfshire nga zjarri nje klase ne shkollen nentevjeçare “Salo Halili” te qytetit te Shkodres. Janë njoftuar zjarrfikëset, te cilat nderhyro dhe arriti izoloje përhapjen e flakeve. Me arsyen e mosdemtimit te provave ne vendin e ngjarjes, policia nuk lejoj qe operatori i televizionit te filmoje ne mjediset e brendshme ku kishte rene zjarr, por vetem ne mjediset e jashtme. Ne keto kushte, u drejtuam për tek shkolla “Salo Halili” paradreken e dites se diele. Nuk kishte njeri, ndaj u detyruam te kontrollonim vete për te gjetur vendin ku kishte rene zjarri. Nga dy dritare ne pjesen e pasme shkolles ne katin e pare dalloheshin qe larg shenjat e zjarrit, ndaj dhe ju afruam me kamren tone. Siç shikohet, zjarri kishte perfshir nje klase, duke duke shkrumbuar libra dhe bazen materiale qe ndodhej brenda saj. Flaket e zjarrit kane tentuar te perhapen edhe ne klasen tjeter por duke se ka qene ndërhyrja e shpejte e mjeteve zjarrfikëse, qe ka bere te mundur shuarjen e tyre. Megjithese eshte derguar gjate nates nje grup hetimi për te verifikuar rreth shkaqeve te këtij zjarri, deri tani nuk eshte dhene asnjë informacion as nga policia dhe as nga Bashkia, e cila pergjigjet për administrimin e godinave te shkollave. U interesuam për ketë rast edhe ne Drejtorine Rajonale te Arsimit Shkoder, nga ku mesuam se qe ne momentet e para kur kishin marre njoftim, ishin derguar perfaqesuese te saj ne ngjarje. Për saktësi, ata sqaruan se klasa e perfshire nga flaket i përkiste kopshtit te femijeve, qe funksionon prane kesaj shkolle,ndersa për shkaqet duher pritur raporti i grupit hetimor.