Saturday, August 13, 2022
HomeAktualitetVaksinimi, e vetmja mundesi shpetimi për gjedhin

Vaksinimi, e vetmja mundesi shpetimi për gjedhin

-

29 krere gjedhi ne Puke dhe 9 te tjera ne Dukagjin, dyshohet se janë prekur nga dermatoza. Pjesa tjeter prej rreth 50 mije gjedhe qe ka ky Qark vlerësohet se me masat e marra per vaksinimin, eshte izoluar nga ky rrezik. Deklarata Ministrit te Bujqesise Edmond Panariti diten e diele se brenda dy javesh, beteja me ketë semundje fitohet teresisht, eshte e argumentuar, pohojne specialistet prane Drejtorise se Bujqesise dhe Ushqimit Shkoder:

Pasi përfunduan fermat me mbi 20 krere, tani vaksinimi eshte përqendruar ne njesite administrative te zonave malore si ne Dukagjin, Shllak, Shkrel dhe ne Puke, ku janë angazhuar 30 veterinere ne terren. Nese nuk do te behej vaksinimi, atehere vetem ne Qarkun e Shkodres do te demtoheshin mbi 25 mije krere gjedhi, ose se paku 50 % perqind e gjithe numerit te krereve qe ka ky qark:

Ne përgjigje te interesimit te fermereve për te vaksinuar edhe kreret qe janë prekur, Kraja sqaron se teknikisht kjo eshte rreptesisht e ndaluar:

Qarku i Shkodres deri tani ka marre 8000 doza vaksinimi, ku 5000 janë bere dhe 3500 te tjera do te perfundojne deri diten e premte.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts