U ka dhene shprese se dimrin e ardhshem rreziku i përmbytjeve ne njesine administrative Ana e Malit, përgjysmohet me punen qe eshte duke u bere për pastrimin e kanaleve kulluese te dyta dhe te treta. Kryetarja e Bashkise Shkoder, Voltana Ademi, ua përcolli ketë mesazhe banoreve te kesaj zone gjate inspektimit qe beri ne fshatrat Obot dhe Velinaj, te parat qe permbyten gjate dimrit.Ketu po pastrohen dy kanale me gjatesi rreth 2 kilometra, dhe pas pak ditesh fillon edhe kanali i trete.
Gjate ndërhyrjes ne bashkëbisedim, anetari i këshillit bashkiak për ketë njesi, Marin Pema, tha eshte shume e rendesishme qe pastrimi i kanaleve filloi heret, ne muajin gusht:
Nderkohe kryebashkiakja Ademi i kujtoi Qeverise se nuk e ka mbajtur premtimin e dhene nje vit me pare, per tu siguruar eskavator bashkive qe rrezikojne nga përmbytjet. E dinim se do te ndoshte keshtu, ndaj nuk pritem dhe filluam nga puna me fondet tona:
Me pastrimine ketyre kanaleve ne Ana a Malit, mënjanohet rreziku i përmbytjeve për afro 170 hetare toke, nderkohe qe projekti për sistemimin e kanaleve kulluese do te vazhdoje edhe ne Berdice, Dajç dhe Velipoje, zona keto qe preken rende nga përmbytjet. Për ketë volum pune, Bashkia financon 3.4 milione leke.