Sunday, December 8, 2024
HomeAktualitetDeputeti Çela rikonstrukton banesen e familjes ne nevoje

Deputeti Çela rikonstrukton banesen e familjes ne nevoje

-

Janë femijet e familjes Rome Kermeshta, qe po u gezohen kukullave. Eshte kjo nje familje me 5 anetare, e cila tani ka kushte me te mira banimi, fale interesimit te Deputetit te LSI-se ne Qarkun e Shkodres, Agron Çela. Jo me larg se 10 dite me pare, kjo shtepi ishte e pabanueshme, ku i mungonin edhe kushtet me minimale për tu quajtur për banim. Filmimet e bera tregojne detaje se si ishte kjo shtepi.
Deputeti Çela, pasi u njoh me ketë gjendje, premtoi kontributin e tij për ta ndryshuar brenda pak ditesh. Dhe keshtu ndodhi , pa humbur kohe nje skuader me mjeshtra ndertimi, te punimeve hidraulike dhe elektrike, punuan për disa dite dhe ndryshuan teresisht ketë shtepi duke i permiesuar ndjeshem kushtet e jeteses për familjen Kermeshta. Nga ajo gjendje e paimagjinueshme, kjo shtepi sot pas 10 ditesh, ka pesuar ndryshime te theksuara ku eshte meremetuar gjithçka nga çatia, tavani, muret, instalimet hidraulike e elektrike e tjere. Familja Kermeshta me ketë rast u vizitua edhe nga te rinj e te reja te Levizjes Rinore për Integrim, te cilet krijuan nje atmosfere mbreselenese ne ketë familje. Vajza e madhe, Marsida Kermeshta, e shfrytëzoi ketë moment për te falënderuar deputetin Çela, për angazhimin e tij humanitar ne drejtim te familjeve te varfra:

Duke kujtuar se ne ç’kushte jetonte kjo familje deri para pak ditesh, Kryetarja e LRI-se Shkoder, Eduina Ymeri, tha se e kemi obligim te gjithe për ta ndihmuar ketë shtrese.

Nuk ka mbaruar puna me kaq, pasi kesaj shtëpie do ti behen edhe disa meremetime te tjera, dhe ne te njejten kohe deputeti Çela do te vazhdoje me kontribute te tjera humanitare për familjet ne nevoje.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts