Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetRivendoset sistemi i ndricimit ne Lezhe

Rivendoset sistemi i ndricimit ne Lezhe

-

Në Lezhë ka nisur puna për rivendosjen e sistemit të ndriçimit. Ky investim pritet ti japë një pamje tjeter qytetit i cili ishtë zhytur në erresirë edhe në bulevardet kryesorë të saj. Prej disa ditesh po punohet me disa grupe pune dhe me orare te zgjatur qe qyteti më në fund¬ te ndricohet i gjithi. Bashkia e Lezhes po kryen zevendesimin e ndricuesve te djegur, atyre të demtuar dhe po vendos shtylla të reja aty ku nuk ekzistojne.
Drejtori i Sherbimeve në Bashkin e Lezhës Ndue Lushi tha se ky projekt do të shtrihet në akset kryesore që pershkojne kete njesi vendore si edhe qendrat e njesive administrative.

Nderkohe banoret shprehen se ky investim ëshët tepër i nevojshëm dhe që duhet të ishte kryer më heret.

Investimi për energjinë efikasë në Bashkine e Lezhës, i cili kap një vlerë prej afro 2.5 miliarde leke te vjetra, është mbeshtetur nga bashkimi europian. Tashmë ky qytet do të jetë lehtesisht i vizitueshem edhe gjatë nates ku më heret ishtë e veshtirë tëkalojë për shkak të erresirës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts