Ekipi i Vllaznise ne futboll per femra po vijon pergatitjet per nje pjesmarrje te suksesshme ne Kupat e Europes. Pasi fitoi miqesoren e pare me rezultatin 3-0 ndaj ekipit te Nikishiqit ne Malin e zi, kuqeblute u perballen me kampionen e kosoves, ekipin e Hajvalise. Tekniku Nikolin Leka aktivizoi ne porte portieren e blere ne merkato, Milojevic, ndersa me pas Radanovic, Franjen, Proton, Jasharin, Docin, Bajraktarin, Gjinin, Mujen, Maliqin dhe ne sulm Merkic. Takimi nisi ne menyren me te mire per vajzat shkodrane qe kaluan ne avantazh qe ne minutat e para te lojes me kapitenen Muja. Ne vijim Vllaznia humbet disa raste te pastra per gol ndersa ekipi i Hajvalise hidhet ne sulm per te kerkuar barazimin dhe e gjen pak minuta nga fundi i pjeses se pare. 45 minuteshi mbyllet ne barazim 1-1 ndersa fraksionin e dyte te lojes mbizoteron lufta e ashper ne mesfushe. Te dy skuadrat tentojne te shenojne por tregohen te kujdesshme ne mbrojtje. Vllaznia rrezikon disa here me Docin ndersa nuk mbeten pas as vajzat nga kosova te cilat kercenojne mbrojtjen dhe porten shkodrane. Ne minutat e fundit te lojes, kuqeblute tregojne se jane shume me lart ne pergatitjen fizike dhe ne sekondat e fundit, pas nje shperthimi ne krah, Proto jep nje asis perfekt per Gjergjin e cila balle per balle me portieren mike e dergon topin ne rrjete. 2 me 1 per Vllaznine dhe nuk ka me kohe sipas arbitrit kryesor.