Para tre javesh, Drejtoria e Shendetit Publik Shkoder realizoi dezinsektimin e disa vatrave ne qytetin e Shkodres dhe ne Velipoje, për luftimin e larvave te mushkonjave. Por sa ka ndikuar ky proçes ne ndryshim e gjendjes ? Ishin për ketë ne disa zona te qytetit, si tek ajo qe njihet ne Shkoder me emrin Shtepia e Mushkajes, tek pallati prane rreth Rrotullimit ne Draçin dhe tek nje pallat i lene pergjysem ne Bahçe te Çakajve, te gjitha keto vatra te përhapjes se infeksionit dhe strehe e mushkonjave. Qytetaret qe banojne dhe jetojne prane ketyre pikave me rrezik infeksioni, shprehen se pas këtij proçesi ka nje permiresim te ndjeshem te gjendjes:
Por ata kerkojne nga Drejtoria e Shendetit Publik Shkoder dhe Ministria e Shendetesise qe te vijohet me proçesin e dizinsektimit ne Shkoder, pasi situata perseritet me gjithe keto vatra infeksioni:
Nisur nga shqetësimet e konsiderueshme qe janë prezente ne Shkoder, sa i perket ndotjes se mjedisit, Drejtoria e Shendetit Publik Shkoder, i ka kërkuar Ministrise se Shendetesise qe me nje grafik te detajuar te vazhdoje proçesi periodik i dezinfektimit.