Tuesday, December 10, 2024
HomeAktualitetRinis lëvizja ë bagëtive

Rinis lëvizja ë bagëtive

-

Rreth një muaj pas bllokimit të plotë të tregtimit dhe lëvizjes së kafshëve, për shkak të sëmundjes dermatoza modulare, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka urdhëruar zbutjen e moratoriumit duke lejuar lëvizjen e bagëtive të imta drejt thertoreve.Ministria Bujqësisë ka bërë me dije se tashmë është bërë i mundur vaksinimi i kafshëve dhe është siguruar frenimi i infeksionit. Sipas saj, më pas do të procedohet me asgjësimin e kafshëve të infektuara dhe me kompensimin e blegtorëve për humbjet që do pësojnë. Ministria garanton gjithashtu se infeksioni prek vetëm kafshët dhe nuk cenon shëndetin e qytetarëve.Në fillim të korrikut, Ministria e Bujqësisë, vendosi moratoriumin e lëvizjes dhe tregtimit të kafshëve, për shkak të përhapjes në disa vende të rajonin dhe në Shqipëri të sëmundjes “dermatoza nodulare e gjedhit”.Sëmundja u përhap fillimisht në disa shtete të rajonit si: Turqi, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Bullgari Greqi. Sëmundja u përhap edhe në Shqipëri, duke sjellë për pasojë vendosjen në karantinë dhe asgjësimin e kafshëve të prekura. Dëmet kryesore u lokalizuan në Shqipërinë Veriore dhe verilindore.Ministria bëri me dije se po studiohen edhe mundësitë për kompensimin e fermerëve të prekur nga kjo sëmundje. Më parë Ministri Panariti tha se gjasat më të mëdha janë që fermerët të kompensohen jo në para, por me krerë bagëtish për të zëvendësuar kafshët e humbura.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts