Disa herë janë vendosur afate por pa u arritur të përmbushen. I radhës i vendosur nga “Aluiznit” për mbylljen e proçesit të legalizimit të banesave është qershori i 2017-es. Kreu i Aluiznit Artan Lame në një konferencë për shtyp u shpreh se do të jepen lejet e legalizimit për çdo shtëpi të ndërtuar në këto zona.
Sipas Lames procesi i legalizimit nuk ka për tu mbyllur kurrë, përderisa vazhdohet të ketë ndërtime pa leje. Ndërkohë ai bëri të ditur se nga muaji shtator, qytetarët nuk do të shkojnë më në hipotekë për të bërë regjistrimin e lejes së legalizimit, por këtë proces do ta kryeje ALUIZNI.
Qeveria ka gati disa VKM të tjera ku përfshihen edhe hipotekimi i apartamenteve të mbetura stok, apartamente që më pas do të mund të shiten në treg. Legalizimi i objekteve, prej tre vitesh tashme eshte pjese e axhendes se emigranteve qe vijne ne Shqiperi ne sezonin veror. Kreu i ALUIZNI-t beri te ditur se deri ne mes te shtatorit emigrantet do te jene prioritet ne sportelet e Aluzinit-t ndaj u beri thirrje atyre te perfundojne legalizimet.