Friday, August 19, 2022
HomeAktualitetShiroka mes papastertive ne kulmin e sezonit

Shiroka mes papastertive ne kulmin e sezonit

-

E bukur nga natyra, por çdo ditë e më shumë e braktisur nga pushteti vendor dhe e keqtrajtuar nga dora e njeriut. Ky është fati i Shirokës në kulmin e sezonit turistik.
Mbetjet urbane kanë pushtuar jo vetëm brigjet e liqenit, por edhe sipërfaqet e gjelbërta, e zonën perreth kontenierëve të cilët duket se pastrimin e kanë me ditë, pasi pirgjet e mbeturinave janë kudo prezente. Janë vetë pushuesit të cilët kanë zgjedhur ujrat e kësaj zone për të sfiduar temperaturat e larta që shprehen të pakënaqur me gjendjen në të cilën është lënë kjo pasuri natyrore.
Edhe investimi i bërë në një prej plazheve të Shirokës ka degraduar plotësisht, siç është zona e njohur si zalli i bardhë.
Shiroka në vite po vuan pasojat e sjelljes aspak normale të një pjesë të qytetarëve, por edhe vemendjen e pakët që tregon pushteti vendor, që këtë zonë turistike do të duhej ta shfrytëzonte maksimalisht edhe për rritjen e mirëqënies ekonomike të këtyre banorëve dhe vetë qytetit të Shkodres në terësi. Nga lavdia e dikurshme, sot Shiroka cdo ditë e më shumë po e ka të vështirë të rigjejë vehten.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,442FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts