Friday, August 19, 2022
HomeSportXhejms sa afer edhe larg

Xhejms sa afer edhe larg

-

Adenji Xhejms eshte lojtari qe ka vene ne levizje drejtuesit e klubit Vllaznia. Sulmuesi I Skenderbeut konsiderohet si alternative e dyte nga trajneri I ri I Korcareve dhe per kete arsye nigeriani kerkon te ndryshoje ambient. Nga kjo situate duan te perfitojne shkodranet te cilet kane nisur kontaktet e para me lojtarin. 23vjecari pelqehet shume nga Trajneri Cungu I cili e ka stervitur per shume kohe dhe tekniku mund te ndikoje ne negociata. Sulmuesi do te ishte ideal, per kuqeblute pasi jo vetem I pershatatet skemave te lojes por eshte edhe nje lojtar goli, qe prej vitesh I mungon Vllaznise. Interesi deri me tani eshte real dhe ky lajm konfirmohet nga burime zyrtare pranë klubit kuqeblu por arritja e nje akordi duket e veshtire. Pavaresisht se per trajnerin e korcareve Agostinelin, Xhejms nuk eshte pjese e formacionit te pare, klubi eshte ne dileme per ta huazuar apo per ta shitur. Opsioni I fundit eshte edhe me I mundshem per shkak se per lojtarin ka oferta te shumta por presidenti Takaj deshiron ta shese vetem jashte vendit. Huazimi tek Vllaznia duket I veshtire, lojtari pelqen shkodren dhe trajnerin Cungu ndersa Skenderbeu deshiron ta shese jashte Shqiperie. 2-3 ditet ne vijim do te jene vendimtare per pisten Xhejms ndersa ne repartin e sulmit Melunovic po bind dita dites. Sulmuesi serbo-boshnjak nese do te arrije te kaloje provimin ne miqesoren me Bjellopoljen atehere do te jete lojtar I Vllaznise.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,442FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts