Tuesday, September 26, 2023
HomeAktualitetDezinsektimi ne plazhin e Velipojes

Dezinsektimi ne plazhin e Velipojes

-

Proçesi i dezinsektimit i nisur pak javë më parë në qytetin e Shkodres, është shtrirë edhe në zonën turistike të Velipojes. Punën që po kryhet në terren gjatë natës, zgjodhi ta inspektojë nga afër numri një i shendetësisë Ilir Beqaj që e cilësoi si një proçes të konsoliduar që dikasteri i tij po bën në disa qytete dhe zonën ligatinore. 50 ha të territorit të Shkodres po kalojnë në sitën e grupit të punës dhe ai do të zgjasë deri në mes të muajit tetor.

Edhe bluzat e bardha e quajnë trajtimin që po i bëhet territorit si domosdoshmëri për të shmangur përhapjen e sëmundjeve të ndryshme nga larvat. Përveç zonës ligatinore, janë dezinsektuar edhe 3 mijë meter/katror bodrume, apo kate të nëndheshme pallatesh.

Grupet e punës në bazë të një harte të drejtorisë së shendetit publik, po shkelin zonat ku ujrat e zeza, kanalet kulluese, pusetat dhe mjedise të tjera të ndotura bëhen burim infeksionesh, apo për prezencë të lartë insektesh.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,872FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts