Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetRikualifikimi i rrugicave te “Gjuhadolit”

Rikualifikimi i rrugicave te “Gjuhadolit”

-

Do të duhej të kishin nisur në korrikun e vitit 2015 dhe tashmë të ishin të përfunduara, por projekti për rikualifikimin urban të 13 rrugicave në lagjen “Gjuhadol” është ndryshuar nga bashkia Shkoder. Kjo ka sjellë stopimin e punës për zbatimin e projektit të parë, pasi ndërhyrja e re do të bëhet duke përfshirë edhe pjesën nëntokësore, duke plotësuar me elementët e kërkuar këtë ndërhyrje. Lajmin e bën të ditur për tv1 channel n/kryetari i bashkisë Dritan Meta duke sqaruar detajet e investimit.

Fondi ka pësuar rritje, ndërsa punimet pritet të nisin së shpejti.

Nëpermjet këtij investimi synohet permiresimi i infrastrukturës nën dhe mbi tokësore, por edhe dhënia një imazhi tjetër në kompleks të gjithë zonës muzeale të Gjuhadolit. Sipas projektit ndërhyrja ne keto rrugica parashikon prishjen e asfaltit dhe shtrimin e tyre me gurë të lumit Kir, në përmasat 15 me 20 cm, te ideuar ne formen e pedonaleve te vogla, vendosja e sistemit të ndricimit, vendosja e dyerve karakteristike etj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts