Sunday, December 4, 2022
HomeSportAs sulmuesi dhe as mesfushori i premtuar

As sulmuesi dhe as mesfushori i premtuar

-

Kur kane mbetur edhe 10 dite nga perfundimi i merkatos, Vllaznia akoma nuk ka nje sulmues te mirefillte. Gjate gjithe sezonit te kaluar, klubi u ankua per mungesen e nje sulmuesi por ky problem po e shoqeron edhe ne kete prag te sezonit te ri. Shpresat e kuqebluve ishin tek serboboshnjaku Melunovic por duket se ai e ka refuzuar oferten duke i dhene lamtumiren shkodraneve. Keta te fundit tashme jane ne udhekryq pasi kur ditet jane te numeruara nuk kane asnje alternative as ne leter se cili do te jete lojtari qe do te udheheqe sulmin. Per kete repart u afruan vetem lojtar ne prove gjate gjithe muajit korrik dhe gusht ndersa ato pak tentativa te bera me sulmues te konfirmuar deshtuan pa nisur mire. Trajneri Cungu ngriti shqetesimin here pas here se merkatoja e Vllaznise ka nisur vone e duket se kishte te drejte. Sikur te mos mjaftonte sulmi, drejtuesit e klubit premtuan edhe per nje mesfushor organizator pasi skuadra e vuante mungesen e nje lojtari te tille. Largimi i Cetkovic dhe sefundmi i Nebihajt ka bere qe vllaznia te mos kete sukses ne gjetjen e futbollisteve cilesor ne te tilla pozicione. Se cilat jane shkaqet qe Vllaznia po deshton ne merkato vetem drejtuesit dine ti thone por duket se kushtet financiare jane ato qe detyrojne lojtaret te mos pranojne. Kur kane mbetur edhe pak dite, kuqeblute duhet te bejne sakrifica fianciare ne menyre qe te kompletojne ekipin pasi nese fillon sezoni me nje grup te tille atehere do te kete probleme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,595FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts