Tuesday, December 10, 2024
HomeAktualitetBurg edhe per te dashurat e funksionareve

Burg edhe per te dashurat e funksionareve

-

Bashkëjetueset, të afërmit dhe miqtë, të cilët fshehin në emrin e tyre paratë e korrupsionit apo pasuritë e paluajtshme të politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të tjerë, do të dënohen me burg. Kështu parashikon drafti, për deklarimin dhe kontrollin e pasurive dhe ata do te mbajne pergjegjesi penale njelloj si vetë funksionarët për deklarim të rremë. Ndryshimet e propozuara nga misioni “EURALIUS” në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi dhe të luftës kundër korrupsionit, veshin me përgjegjësi ligjore të gjithë subjektet e lidhur me zyrtarët e parashikuar në ligj për vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave të deklaruara. Por, për herë të parë në rrethin e personave të lidhur me zyrtarin të cilët mbartin detyrimin për deklarim, shtohen bashkëjetueset apo bashkëjetuesit e zyrtarëve. Pra, bashkëjetueset ose të dashurat, jo vetëm do të deklarojnë pasurinë, por do të mbajnë përgjegjësi penale njelloj si vetë funksionarët. Deri me sot ato kane funksionuar edhe si banke e fshehte per ruajtjen e pasurive te medha ndersa kane perfituar edhe asete te rendesishme publike duke i regjistruar ne emrin e tyre. Per kete arsye Ekspertet e EURALIUS kane kerkuar rritjen e denimit nga 3 ne 5 vite burg per personat qe refuzojne deklarimin e pasurive ose deklarim te rreme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts