Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitet“ Do i shkruaj Rames per rrugen e Dukagjinit”

“ Do i shkruaj Rames per rrugen e Dukagjinit”

-

Vetëm bashkimi qeveri – pushtet vendor dhe komunitet i zonës mund të sjellë ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, pasi në të kundërt sigurimi i fondeve është i pamundur. Kështu u shprehen gjatë takimit me kryebashkiaken Voltana Ademi, anëtarët e komisionit të ngritur për mbledhjen e fondeve që do të mundësojnë ndërtimin e rrugës. Sipas tyre në gjithë këto vite Dukagjini vetëm është nëpërkëmbur dhe i janë marrë votat, pa u investuar asnjë qindarkë. Duke kërkuar lobimin e kryebashkiakes Ademi, ata apeluan edhe ndaj të gjitha strukturave vendore dhe deputetëve të qarkut.

Pasi dëgjoi anëtaret e komisionit, kryebashkiakja Voltana Ademi premtoi se do t’i drejtohet me një leter kryeministrit dhe fondit të rajoneve për financimin e kësaj rruge, pasi edhe sikur të investohet gjithë fondi vjetor i bashkisë nuk arrin ta realizojë këtë investim shtoi ajo.

Për këtë vit pjesa më e madhe e fondeve të rrugëve rurale do shkojnë për mirëmbajtjen e rrugës së Dukagjinit vijoi Ademi.

Në takim nuk kaloi pa u përmendur fakti se kjo rrugë i ka marrë jeten 54 personave në vetëm 7 kilometrat e Kirit, që janë edhe ndër më të vështirat e këtij aksi. Në shtator të 2013 rruga u tenderua, por më pas gjithçka humbi në zhvillimet politike të kohës dhe investimi u harrua.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts