Saturday, April 20, 2024
HomeSportVllaznia kampione me 1 lojtar ne kombetare

Vllaznia kampione me 1 lojtar ne kombetare

-

Paradokset ne sportet shqiptare nuk kane fund ku cudia e radhes vjen nga basketbolli. Per Federaten shqiptare dhe drejtuesit e kombetares, kampione duket se eshte dikush tjeter e jo Vllaznia. Prej disa kohesh, ekipi I kombetares eshte grumbulluar dhe ajo qe bie ne sy eshte mungesa e theksuar e lojtareve qe jane shpallur kampion shqiperie. Vetem Algert Gjonaj eshte grumbulluar nga skuadra qe sezonin e kaluar triumfoi, e madje tiranasi luajti vetem pjesen e dyte te kampionatit me Vllaznine. Se fundmi edhe shkodrani Faslia u thirr ne kombetare per shkak se nje lojtar i kuqezinjve u demtua. Praktikisht vetem nje basketbollist ka klubi kampion ne kombetare dhe pergjigjen dine ta japin vetem drejtuesit e federates. E cuditshme pasi ne cdo sport, baza e kombetares vjen nga ekipi kampion, ndersa tek shqiperia mbizoterojne lojtaret e ekipeve si Tirana, Kamza, Teuta, Flamurtari qe u renditen poshte Vllaznise. Nese do te ishim ne kushtet e futbollit ku futbollistet luajne jashte vendit kjo do te ishte mese e pranueshme por kur kombetarja shqiptare mbushet me lojtaret reserve atehere eshte nje paradoks. Nderkohe qe basketbollistet qe jane shpallur 3 vite rresht kampion si Ndoja, Berdica, Arra, Taraboshi etj nuk konsiderohen te nje niveli per perfaqesuesen, federata ka vend per te huajt. Keshtu kombëtarja ka shtuar në radhët e saj një basketbollisti amerikan dhe ai është Rashaun Eneal Broadus. Pra te shpallesh 3 here rresht kampion nuk ka shume rendesi ndersa te luash ne skuadrat inferiore shperblehesh me nje vend ne kombetare.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts