Friday, March 29, 2024
HomeAktualitet106 vjetori i lindjes se Nene Terezes

106 vjetori i lindjes se Nene Terezes

-

“Ne s’mund të bëjmë dot gjera të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”. Do të ishte kjo një nga thëniet e Nene Terezes që gjeti më së miri kuptim edhe në jetën e saj përmes veprave. 106 vite më parë në tokë lindi një shenjt, që nga të gjithë do të njihej si humanistja shqiptare qe jetën ja kushtoi të varferve ndër më të varfër. Sot e gjithë bota flet për gruan e vogel me zemer të madhe, që me anë të veprave i foli njerëzimit, duke dhënë nga gjëra të thjeshta, shembuj të mëdhenj. Në 4 shtator nga kryeqendra e katoliçizmit do të shpallet shenjt prej papa Françeskut, duke bërë që edhe njëherë tjetër bota të flasë shqip. Për të pritur këtë ngjarje të madhe për kombin, famullia e “Shën shtjefnit” ka përgatitur 9 ditëshin e aktiviteteve kushtuar Nënë Terezës.

Jeta dhe dëshmia e saj për dashurinë ndaj Krishtit dhe njerezve, janë një ftesë për të gjithë Kishën e mbarë njerëzimin që t’i shërbejmë me besnikëri Zotit thotë dom Artur Jaku.

Ndryshe nga Kisha, për fat të keq shteti Shqiptar e ka harruar këtë ngjarje të madhe për kombin, duke mos u kujtuar as për një aktivitet të vetëm në pritje të kësaj date të shënuar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts