Monday, December 5, 2022
HomeSportUEFA jep miratimin perfundimtar

UEFA jep miratimin perfundimtar

-

UEFA ka dhene miratimin perfundimtar per stadiumin “Loro Borici”

Mbremjen e se enjtes, nje grup specialistesh te firmes se kontraktuar nga organi me I larte I futbollit europian ka mberritur ne Shkoder duke kryer verifikimet e fundit. Duke qene se te gjitha kriteret e tjera jane plotesuar, specialistet nga Anglia kryen matjet e ndricimit te fushes.

Si ne asnje stadium tjeter ne Shqiperi, fale ndricuesve te vendosur nga UEFA, ne “Loro Borici” gjithcka do te jete me fjalen e fundit te teknologjise duke I lejuar mediave te filmojne dhe transmetojne ne HD.

Ne perfundim te matjeve, grupi I specialisteve ka pohuar se ky stadium I ploteson te gjitha kushtet e vendosura nga UEFA dhe mediat, duke dhene miratimin perfundimtar. Kjo I hap rruge zhvillimit te ndeshjeve gjate oreve te mbremjes dhe ballafaqimi I pare do te jete ai I 31 gushtit perballe Marokut. Me 5 shtator do te jete serish kombetarja shqiptare qe do te prese ne “Loro Borici” kundershtaret e Maqedonise ndersa dy dite me pas, Vllaznia do te rikthehet ne shtepine e saj per tu perballur me Kukesin.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,599FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts