Friday, April 18, 2025
HomeAktualitetBashkia dhe Kisha nisin rikonstruksionin e rruges se Shllakut

Bashkia dhe Kisha nisin rikonstruksionin e rruges se Shllakut

-

E lënë në harresë prej më shumë se 25 vitesh, zona e Shllakut ka nisur të shohë dritën e investimeve. Rruga që të drejton në këtë zonë të thellë malore që prej vitesh ishte kthyer në mankthin e banorëve, i është nënshtruar një rikonstruksioni. Inisiativa ka ardhur në partneritet mes bashkisë Vau Dejës dhe Kishës Katolike, që po sistemojnë këtë rrugë duke e bërë të kalueshme për komunitetin. Famullitari i zonës, dom Gjovalin Simoni shprehet se kjo ndërhyrje bëhet me qëllim lehtësimin e komunikimit të banorëve të Shllakut që prej vitesh janë braktisur nga dora e shtetit. Premtimet në vite nuk i kanë munguar banorëve të Shllakut, por asnjëherë deri më sot nuk panë të realizohej investimi në rrugën që të drejton në këtë zonë. Faza e parë e rikonstruksionit ka përfunduar, nderkohe qe shume shpejt pritet te nise edhe faza e dyte, ku fale kesaj nderhyrje kjo zone nuk do te jete me e izoluar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts