Qindra hektarë pyje me pisha janë shkrumbuar nga zjarri në fshtrat Bulshar dhe Planet në Njesinë Administrative të Oroshit në Mirditë, ndërsa në rrezik kanë qenë dhe disa banesa.
Situata më e vështirë ka qenë gjatë mbremjes se te shtunes, pasi zjarri mori përmasa të frikshme duke ju afruar shumë afër banesave, ndërsa është bërë e ditur se disa familja janë evakuar nga autoritetet.
Për më shumë se 10 orë, forcat zjarrfikëse, ato të ushtrisë të ndihmuar edhe nga banorë të zonës kanë ndërhyrë me mjete rrethanore, derisa situata është vënë nën kontroll.
Për shuarjen e zjarrit është ndërhyrë edhe nga ajri, me dy helikopter të Ministrisë së Mbrotjes .
Për të kordinuar veprimet e emergjences në zonë kanë qenë të pranishem gjatë gjithë nates prefekti i Lezhës Eduart Ndreca si dhe sekretari i Përgjithshem i Prefektures Altin Jaku.
Prefekti Ndreca ka bërë të ditur se situata ka qenë mjaft e vështirë për shkak edhe të erës, e cila në vazhdimësi favorizonte përhapjen e flakëve.
Gjatë mëngjesit të së dielës situata parqitet më e qetë, ndonëse zjarri nuk është shuar plotësisht rreziku për banesat është shmangur.
Ndërkohë që zjarri i rënë prej 4 ditësh në Shëngjin tashmë është shuar plotësisht si në zonen e “Ranës së Hedhun”, ashtu edhe në qendër të qytetit.