Tuesday, December 3, 2024
HomeKronikaVelipoje, vijon zjarri ne "Majen e Zeze"

Velipoje, vijon zjarri ne “Majen e Zeze”

-

Vijon emergjencave e zjarreve në vend. Situatë e vështirë paraqitet prej 72 oresh në Velipojë, ku flakët e zjarrit janë vetëm disa qindra metra larg banesave në fshatin Rrjoll, rrëzë malit Maja e Zezë.
Por erërat e forta nuk lejojnë afrimin e tij, duke i zhvendosur flakët drejt majës së malit, pa rrezikuar zonën e banuar.
Terreni i thyer malor nuk mundëson ndërhyrjen nga toka, por vetëm nga ajri përmes helikopterit i cili nuk është mundësuar për shkak të emergjencave që po kalon me zjarret qarku Lezhë, ku ndërhyrjet atje vijojnë.
Të vetmit që ndodhen në zonën e Velipojës janë punonjësit e administratës së zonave të mbrojtura, që nga konstatimet paraprake kanë evidentuar djegien e një sipërfaqeje prej 15 hektarësh.
Vatrat aktive kanë ndikuar që pushuesit në zonën e Rrjollit të braktisin plazhin këtë fundjave, si pasojë e tymit që mbuloi bregdetin, duke e bërë të pamundur qëndrimin atje.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts