Monday, September 9, 2024
HomeAktualitetVeriu i perfshire nga flaket

Veriu i perfshire nga flaket

-

Zjarret nuk kanë të ndalur në vend, duke krijuar një situatë të vështirë që në shumë zona mbetet jashtë kontrollit. Prej 72 orësh “Maja e Zeze” në zonën e Rrjollit në Velipojë vijon të jetë nën mbretërinë e flakëve që kanë prekur rreth 15 hektarë. Edhe pse situata rrezikon të agravojë për shkak të erërave dhe terrenit të thatë, asnjë ndërhyrje nuk është ndërmarrë për shuarjen e vatrave aktive. Nga toka shërbimi zjarrfikës e ka të pamundur të ndërhyje, pasi në këmbë duhet të ecësh mbi 2 orë për të arritur në vendngjarje. Ndërsa nga ajri edhe pse është kërkuar ndërhyrje, një gjë e tillë deri më tani nuk është mundësuar nga emergjencat civile. Tymi ka ndikuar në largimin e pushuesve nga plazhi i Rrjollit, por gjendja mund të bëhet më e rëndë nëse zjarri drejtohet nga shtëpitë që i ndajnë vetëm 100 metra distancë. Çuditërisht prej 3 ditësh që flakët kanë përfshirë këtë zonë asnjë institucion nuk ka zgjedhur të reagojë, e aq më pak të flasë për të bërë një pasqyrë të situatës dhe përse nuk ndërhyhet nga ajri. ………
Edhe në Lezha nuk po gjen qetësi nga zjarret. Pasi u vu nën kontrolll dhe u shuan terësisht vatrat në Shëngjin, një zjarr tjetër i fuqishëm ka përfshirë një masiv pyjor të fshatit Torovicë. Flakët janë regjistruar prej orëve të para të mëngjesit, por ende nuk ka asnjë ndërhyrje. Flakët po i afrohen fshatit duke vënë në rrezik banesat e zonës. Shtabi i emergjencave civile nuk ka arritur të ndërhyjë në këto vatra të reja, që dyshohet se janë të qëllimshme. Nga ana tjetër me kalimin e situatës së emergjencës në Shëngjin, do të nisin hetimet për vatrat e zjarrit që dogjën qindra hektarë pyje me pisha, pasi një pjesë e tyre dyshohen se kanë ardhur nga dora e njeriut. Policia ka të arrestuar deri më tani një shtetas. Por ndërkohë qindra hektarë pyje me pisha janë shkrumbuar nga zjarri edhe në fshtrat Bulshar dhe Planet në Njesinë Administrative të Oroshit në Mirditë, ndërsa në rrezik kanë qenë dhe disa banesa. Situata më e vështirë ka qenë gjatë nates së kaluar, pasi zjarri mori përmasa të frikshme duke ju afruar shumë afër banesave, ndërsa është bërë e ditur se disa familja janë evakuar nga autoritetet. Për më shumë se 10 orë, forcat zjarrfikëse, ato të ushtrisë të ndihmuar edhe nga banorë të zonës kanë ndërhyrë me mjete rrethanore, derisa situata është vënë nën kontroll. Për shuarjen e zjarrit është ndërhyrë edhe nga ajri, me dy helikopter të Ministrisë së Mbrotjes. Gjatë të dieles gjendja është neutralizuar dhe vënë nën kontroll.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts