Zonat informale që ende janë në pritje të proçesit të legalizimit, do të kenë një vemendje të veçantë në planin e ri vendor që po harton bashkia Shkoder. Klasifikimi i tyre mund të ndryshojë, por gjithçka do të marrë zgjidhje me kalimin e planit thotë kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila e pyetur rreth hartave të vjetra që po punohet aktualisht, ja drejton gishtin e përgjegjesise Aluiznit. Menaxhimi i hartave nga drejtoria e Aluiznit është bërë pengesë për bashkinë në mbledhjen e të ardhurave të detyrueshme. Lejet e legalizimit po lëshohen aktualisht me hartën e vjetër të 2007, por Sipas kryebashkiakes Adem nje tender i kryer 2 vite me pare nga Aluizni i jep të drejten kësaj të fundit të përzgjedhe hartën me të cilën do të punojë.