Wednesday, November 30, 2022
HomeAktualitetAshpërsohet Kodi Rrugor

Ashpërsohet Kodi Rrugor

-

Që prej kësaj jave rripi i sigurimit dhe ndenjësja e posaçme e fëmijëve, mund t’iu kushtojë heqjen e lejes së drejtimit për drejtuesit e mjeteve, nga gjashtë muaj deri në një vit. Po kështu për këtë kategori, ndryshimet e reja të Kodit Rrugor të futura në fuqi prej pak ditësh, parashikojnë veç tërheqjes së lejes së drejtimit edhe një penalitet nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja. Nga penaliteti nuk do të shpëtojnë as pasagjerët që udhëtojnë me mjete të ndryshme. Kjo në varësi të vendimit të Komisionit të Policisë Rrugore, në komisariatin përkatës. Gjatë javës që sapo u mbyll shërbimet e policisë rrugore në të gjithë vendin vijuan me fushatë ndërgjegjësimi, ndërsa gjatë javës, pritet të nisë edhe penalizimi i drejtuesve të mjeteve që nuk zbatojnë ndryshimet e nenit 170 të Kodit Rrugor. Ndryshimet kanë prekur një sërë pjesësh të këtij Kodi që tashmë kanë hyrë në fuqi, por që mbeten të pazbatueshme. Ndër to është edhe ajo e ndëshkimit të drejtuesve të motorçikletave me kubik deri në 49 cc që lëvizin pa leje drejtimi. Por ekspertet jane kundër mënyrës së zbatimit ne kete forme të Kodit Rrugor.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,590FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts