Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetTrafik i renduar ne rruget e Lezhes

Trafik i renduar ne rruget e Lezhes

-

Rrugët e zonës bregdetare të Shëngjinit janë përballur me një fluks të jashtëzakonshëm automjetesh gjatë mbremjes së te dielës. Problematika më e madhe ka qenë në superstradën nga Balldreni deri në dalje të rrugës së Shëngjinit ku radha e automjeteve ka qene kilometrike. Shkak për këtë është bërë fluksi i madh i pushuesve të cilët kanë mbaruar pushimet dhe po kthehen në vendin e tyre. Policia rrugore e ka patur te pamundur normalizimin e trafikut. Gjatë të gjithë sezonit turistik pjesa me e madhe e rrugëve të qarkut Lezhë, ashtu si në pjesën tjetër të vendit kanë përjetuar trafik kaotik. Jo vetëm numri i lartë i automjeteve, por edhe punimet pa kriter dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit sjell situata anormale.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts