Friday, April 19, 2024
HomeSport“Vllaznia edhe kete sezon per mbijetese”

“Vllaznia edhe kete sezon per mbijetese”

-

Vllaznia edhe këtë sezon të ri futbollistik mbetet në të njëjta ujra me sezonin e shkuar, ku luftën duket se do ta ketë për mbijetesë. Aspak optimist nuk është tekniku Armando Cungu kur pyetet për objektivat dhe të ardhmen e skuadrës Shkodrane. Pasdrekja e së hënës shenoi stervitjen e parë të Vllaznisë, pas rikthimit nga Mali i zi. Me Kukësin nis rrugëtimi i 2016 – 2017-es, prandaj skuadra është mobilizuar për një start të mirë. Tekniku Armando Cungu vlerësonfazën stërvitore që u zhvillua për 3 javë ne Berane, por nuk heziton të shprehë shqetësimin që nuk u arrit të gjendeshin lojtarët e duhur në merkato. Kjo seancë stërvitore shënoi rikthimin e mesfushorit Arlind Kalaja, i cili sipas Cungu duhet të punojë fort për të fituar kohën e humbur. Ekipit Shkodran i është bashkuar edhe sulmuesi Ukrahinas Oleksander Ivashçenko, i cili do të provohet këto dy ditë edhe pse shancet për qëndrim i ka të pakta. Edhe pak orë na ndajnë nga mbyllja e merkatos verore dhe me shumë gjasa Vllaznia nuk do të ketë të tjera blerje.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts