Friday, March 29, 2024
HomeKronika2 të plagosur në Lezhë, arrestohet 1 prej autorëve

2 të plagosur në Lezhë, arrestohet 1 prej autorëve

-

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e mbrëmjes se te martes te rreth-rrotullimi i Ishull – Shëngjinit, ku mbetën të plagosur 2 shtetas. Sipas policisë plagosja e dy personave ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta ku dy vëllezërit Vlash dhe Vlad Seferaj kanë shkëmbyer zjarr me shtetasin Marjan Nikolli. Për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit T.K.( shok i Marjanit) dhe Marjan Nikolli të cilët ndodhen në spitalin e Traumes në Tiranë. Pas një hetimi intensiv dhe të pandërprerë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes , në kohë rekord kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, duke arrestuar në flagrancë shtetasit:
Marjan Nikolli, 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve” parashikuar nga nenet 76-22 dhe 278/5 të Kodit Penal.
Briken Kovaçi, 25 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale ” Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje e autorit të krimit” parashikuar nga nenet 300 dhe 302 të Kodit penal, pasi ky shtetas ka larguar me mjetin e tij nga vendngjarja , shtetasin Marjan Nikolli pas ngjarjes.
Gjithashtu u shpallen në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre, shtetasit:
Vlash Seferaj, 31 vjeç , banues në Tiranë për vepren penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 79 dhe 278 /5 të Kodit Penal.
Vlad Seferaj, 27 vjeç, banues në Tiranë , për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ” mbetur në tentative dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit” parashikuar nga nenet 79 dhe 278/5 të Kodit Penal.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
8 Gezhoja model 54
3 fishekë model 54 të pa qitura
7 gëzhoja 9mm pistoletë Automjeti tip Benz në përdorim të Briken Kovaçit
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts