Sunday, November 27, 2022
HomeSportVllaznia edhe kete sezon pa sulmues

Vllaznia edhe kete sezon pa sulmues

-

Me kroatin Ivor Veitzer, Vllaznia i ka dhene fund merkatos se veres ku ne total jane afruar 8 lojtare ndersa jane larguar 5. Megjithese drejtuesit kuqeblu kishin me shume se 2 muaj kohe per te menduar dhe per te vepruar akoma skuadra nuk ka nje sulmues te mirefillte. Gjate gjithe sezonit te kaluar, stafi drejtues u ankua per mungesen e nje lojtari potent ne fazen e sulmit dhe skuadra vuajti per gola por duket se te njejtin fat do te kete edhe kete vit. I vetmi i afruar ne sulm eshte Brunild Pepa por edhe ai eshte sulmues i dyte duke mos plotesuar kete repart. Fillimisht ishte keshilltari bashkiak i Levizjes Socialiste per Integrim, njeheresh ish futbollisti i Vllaznise Viorensin Sinani i cili akuzoi se klubi ka para te mjaftueshme por jo njerez te afte per te sjelle lojtaret e duhur ne ekip. Ne 2 muaj merkato te mos afrohet nje sportist i cili kerkohet prej me shume se 1 viti eshte nje paaftesi e menaxhereve te klubit. Gjithsesi per sezonin e ri duhet shpresuar tek Pepa qe te arrije te shpertheje ndersa pas kraheve duket se do te kete kroatin Veitzer. Fantazisti eshte nje lojtar cilesor ku sebashku me Hoxhen, Shtubinen, Krujen, Kalane apo edhe Cinarin do te provojne te zevendesojne sulmuesin e munguar. Nderkohe per shkak te ndeshjes se kombetares shqiptare diten e hene perballe Maqedonise po mendohet nga FSHF-ja qe takimi mes Vllaznise dhe Kukesit te shtyhet per diten e Enjte te 8 Shtatorit, por deri me tani drejtuesit e kuqebluve nuk kane marre asnje konfirmim zyrtar nga ana e organit me te larte te futbollit shqiptar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,587FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts