Monday, April 28, 2025
HomeAktualitetZhbllokohet puna për venstrehimin

Zhbllokohet puna për venstrehimin

-

Dyshimet se ne vendstrehimin ne Xhabie ka lende shperthyese luftarake, kane rezultuar te pabazuar. Nje grup xhenieresh te ushtrise, kane ardhur nga Tirane diten e premte edhe për disa ore kane inspektuar mjediset e vendstrehimit. Ne perfundim, ata kane deklaruar se nuk kishte asnje mjet qe te mund te rrezikonte jeten e njerezve. Pak ketij perfundimi, punetoret kane rifilluar punen normalisht për shkaterrimin e vendstrehimit. Ai ishte ndertuar ne ketë lagje para viti 1990, si mase mbrojtese e popullsise ne raste lufte. Para pak ditesh Bashkia Shkoder vendosi prishjen e tij, për ti hapur rruge nje projekti ne mjediset publike te lagjes. Por gjate punimeve, u dyshua se brenda tij mund te ishin fshehur lende shperthyese luftarake ne vitin 1997, kur u hapen depot e ushtrise. Dyshimi lindi nga fakti se ne hyrje te vendstrehimit u gjete mbetje te granatave dhe disa gezhoja fishekesh. Kjo beri qe te nderpriteshin punimet dhe policia e caktoi ketë objekt si te rrezikshem deri ne momentin qe do te verifikohej nga specialistet xheniere. Pas 5 ditesh, ata erdhen dhe bene kontrollin perkates, nga ku rezultoi se vendsterhimi nuk paraqet asnje rrezik sa i perket vazhdimit te punimeve. Ne qytetin e Shkodres janë te shumta vendstrehimet e tilla si mes blloqeve te pallateve ashtu dhe ne bahçet e qytetareve. Disa prej tyre janë pershtatur për nevoja te ndryshme nga qytetaret, te tjerat janë jashte çdo kontrolli.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts