Sunday, September 8, 2024
HomeAktualitetNënë Tereza në Shqipëri

Nënë Tereza në Shqipëri

-

Pas shumë vite kërkesash insistuese personale dhe zyrtare, më së fundi, në gusht të viti 1989 Anjezë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, e realizoi deshirën e saj të madhe, ashtu sic edhe u shpreh para largimit të saj: “vizitova vendin tim të dashur Shqipërinë dhe takova popullin tim”.

Sistemi politik në vend tashmë kishte dhënë sinjalet e ndryshimit, Nënë Tereza me 10 mars të 1991 vjen në Shkodër. Fillimisht ajo ndalet në Bushat, e shoqëruar nga Dom Gjergj Gjergji, ajo u prit nga At Zef Pllumi dhe priftërinjët e tjerë të cilët I kishin rezistuat terrorit Komunist.
Po atë ditë Shkodranët kishin një tjetër ngjarje të madhe hapjen e Kishës Katedrale të Shkodrës e cila deri atë ditë që nga viti 1967 kishte shërbyer si pallat sporti.

Nënë Tereza mbërrin në qëndër të Shkodrës dhe në godinen e Komitetit Egzekutiv të Rrethit ose sic njihet ndryshe edhe Prefektura e Shkodrës, ajo takohet me Terezina Marubin, kryetare e këshillit, ku nga shkallët e kësaj godine mbanë edhe një fjalim për turmen e njerëzve të pranishëm në shesh që po shihnin nga afër Nobelisten Shqiptare….

Mesha Shenjtë e cila do shënonte edhe kthimin përfundimtar të objekteve të kultit, u udhqhoq nga Monsinjor Zef Simoni. Ndërsa në fund të Meshës Nënë Tereza udhëheqë lutjen në gjuhen shqipe….

Pamjet filmike janë të siguruar nga Imzot Lucjan Avgustini ipeshkvi I ndjerë I Sapës I cili aso kohe arriti të hynte në Shqipëri së bashku me Imzot Dodë Gjergjin si gazetarë. Janë filmime unike që tregojnë një nga momentet më të rëndësishme historike për kombin tonë.

Pas kësaj ardhjeje Nënë Tereza do vinte edhe herë të tjera në vendin tonë, misionet e saja janë hapur në shumë vende të shqipërisë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts