Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetTakimi tre palësh në Han të Hotit

Takimi tre palësh në Han të Hotit

-

Ministri I Transportëve Edmond Haxhinasto ka zhvilluar një takim me homologun e tij malazez Ivan Brajoviq dhe me Eurokomisioneren e Transportit Violeta Bulic. Ministri I Transporteve Haxhinasto u shpreh se ky takim është me qëllim të njihemi me infrastrukturën e pikave të kalimit kufitar në Han të Hotit. Është vlerësuar deri tani progresi I arritur deri tani, sic është ai I Tiranë-Rinas Durrës…

Sinkron…. Edmond Haxhinasto… Ministër I Transporteve….

Nga ana tjetër Ministri I Transporteve të Malit të Zi Ivan Brajoviq u shpreh se bashkëpunimi me Shqipërinë ka qenë gjithmonë I mirë…..

“Kemi vlerësuar marrdhënie e shkëlqyera me Shqipërinë dhe se projektet e përbashkëta të realizuar kanë dhënë efektet e veta. Sic është rruga Podgoricë-Guci e cila në pjesën më të madhe të saj po ndërtohet në territorin e malit të zi. Po ashtu vlerësuam edhe projketet tjera dhe grantet tjera të realizuar me projekte të përbashkëta”….
Nga ana tjetër eurokomisonerja për transporit Violeta Buliq u shpreh se rajoni I ballkanit ka një rëndësi të vecantë për Bashkimin europian…

Violeta Buliq…Eurokomisionere e Transportit….

“ Rajoni I ballkanit për Bashkimin Europian ka një rëndësi të vecantë, dhe ne do ndikojmë sa më shumë që të jetë e mundur, që të përshpejtojmë integrimin e gjithë infrastrukturës ballkanike në një treg të përbashkët europian. ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME PËR STABILITETIN DHE PËR RRITJEN EKONOMIKE TË KEMI një transport të mirë. Mali I Zi dhe Shqipëria janë në rrugë të mbarë. Kemi bërë një progresë të madh këto dy vite, harta e zhvillimit infrqastrukturor është rritur dhe ne do shihim gjitha mundësit të ndihmojmë në realizimin e projekteve”.

Ministrat Haxhinasto dhe Brajoviq e informuan eurokomisioneren Buliq rreth projekteve të përbashkëta të realizuar. Si dhe për zhvillimet e viteve të fundit të dy vendeve sa I përket përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe transportit të përgjithësi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts