Friday, April 19, 2024
HomeSportZyrtare, Vllaznia luan ne “Loro Borici”

Zyrtare, Vllaznia luan ne “Loro Borici”

-

Perfundimisht Vllaznia do ta luaje ndeshjen e pare te sezonit ne “Loro Borici”. Pavaresisht se u aludua se takimi me Kukesin mund te zhvillohet ne Reshit Rusi per shkak te kushteve jo te favorshme atsmoferike dhe faktit se ne stadiumin e ri nuk mund te zhvillohen 3 ndeshje brenda pak ditesh, FSHF ka dhene vendimin e saj perfundimtar. E programuar për t’u zhvilluar këtë të mërkurë në orën 19:00, kjo përballje mes kuqebluve dhe fituesve të Kupës së Shqipërisë do të luhet të Enjten në të njëjtën orë. Ky lajm u be zyrtar edhe nga vete klubi i cili permes faqez zyrtare ne rrjetet sociale ka njoftuar te gjithe tifozet se ndeshja do te luhet nje dite me pas pra te Enjten ne oren 19:00. Ky opsion është pranuar nga të dyja palët, pasi si kuqeblutë ashtu edhe verilindorët dëshirojnë të luajnë në impinatin e rikonstruktuar të Shkodrës. Nje 90 minutesh shume i veshtire per Vllaznine por fakti se do te luaje ne “Loro Borici” eshte nje motivim me teper per kuqeblute qe stadiumin ta inagurojne me fitore. Nderkohe klubi ka bere te ditur edhe cmimin e biletave per kete sfide te pare te sezonit. Ne tribunen qendrore cmimi eshte 4 mije leke te vjetra, ne ato anesoret varion nga 3 mije deri ne 2 mije. Ndersa ne tribunen VIP nje bilete kushton 10 mije leke te vjetra. Drejtuesit e klubit njoftojne te gjithe sportdashesit se shitja e biletave ka nisur te behet ne sportelet prane stadiumit “Loro Boriçi”, aty ku jane shitur edhe biletat per ndeshjet e kombetares.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts