Thursday, August 11, 2022
HomeKronikaDel nga rruga trajleri i Malit te Zi

Del nga rruga trajleri i Malit te Zi

-

Një trajler i Malit te Zi, me targa RO AM 991, ka rrëshqitur dhe dale nga rruga ne orët e mbrëmjes, ne afërsi te urës se Vrakes, segmenti i superstrades Shkodër – Hani i Hotit. Fatmirësisht, drejtuesi i kamionit te tonazhit te rende ka shpëtuar pa lëndime,bene te ditur banoret ne afërsi te vendit te ngjarjes, te cilët kane shkuar menjëherë ne ndihme sapo kane pare trajlerin e rrezuar. Me pas kane mbërritur aty inspektoret e policisë, te cilët kryen procedurat e nevojshme për raste te tilla dhe janë larguar.Kamioni i tonazhit te rende ka tërhequr dukshëm vëmendjen e kalimtareve, pasi çuditërisht ka rrëshqitur ne një vend qe nuk ka asnjë elemente rrezikshmërie për te dale nga rruga. Trajleri ka qëndruar gjate gjithë natës ne këto kushte, ndërsa paradreken e te mërkurës kane mbërritur nga Podgorica personat e interesuar për te dhe ngarkesën qe ai do te transportonte për ne Malin e Zi. Siç e tregojnë edhe pamjet, trajleri ka qene duke transportuar çimento qe e kishte marre ne Tirane, një pjese e te cilës ka përfunduar ne kanal ne momentet kur ka rrëshqitur dhe dale nga rruga. Te ardhurit nga Podgorica, te ndihmuar edhe nga banore te zonës, janë interesuar për gjetjen e punëtorëve qe te shkarkojnë gjithë sasinë e çimentos, si dhe sigurimin e mjeteve për tërheqjen e trajlerit ne rruge.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,431FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts