Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetTI: Politika pengon luften ndaj korrupsionit

TI: Politika pengon luften ndaj korrupsionit

-

Të dhëna aspak optimiste dhe të meta serioze në të gjitha hallkat e shtetit kanë dalë për Shqipërinë nga raporti i fundit i Transparency International mbi gjendjen e demokracise. Aty vërehet me shqetësim sesi institucionet kyçe në luftën kundër korrupsionit janë të pafuqishme ta bëjnë detyren për shkak të trysnisë dhe ndërhyrjes nga partitë politike. Këta të fundit raporti i konsideron si institucionet që rezultojnë të kenë nivelin më të ulët të integritetit dhe nëse vendi nuk ndërmerr reforma kyçe, kjo mund mund të pengojë integrimin në BE. Reforma e fundit për drejtësinë ishte një fillim i mirë, por mbetet e paplotë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përgjegjës për mbikëqyrjen e partive politike dhe financimin e fushatave elektorale është gjithashtu i penguar nga ndërhyrjet politike, sa kohë që partitë emërojnë anëtarët e tij. Pavarësisht një betimi paanësie, ndikimet politike kanë qenë të dukshme në vitet e fundit. Partitë politike rezultojnë të kenë nivelin më të ulët të integritetit, krahasuar me të gjithë aktorët dhe institucionet e vlerësuara ato nuk janë të detyruara të raportojnë fondet dhe shpenzimet gjatë fushatave elektorale, ç’ka nënkupton se votuesit nuk e dinë se kush po mbështet secilin prej kandidatëve, përpara se të bëjnë zgjedhjen e tyre. Shqiptarët janë të zhgënjyer nga sistemi politik dhe janë të lodhur teksa shohin të korruptuarit që përdorin paratë dhe influencën për t’i shpëtuar ndëshkimit. Zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar duhet të kuptojnë se ata janë në ato poste për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë. Çdo abuzim me postin duhet ekspozuar, denoncuar dhe ndëshkuar. Përveç plotësimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi, Transparency International jep rekomandimet kryesore të mëposhtme për çrrënjosjen e korrupsionit në Shqipëri dhe për të garantuar funksionimin pa ndërhyrje politike të institucioneve mbikëqyrëse. Komisioni Parlamentar ad-hoc për reformën elektorale duhet të marrë funksion të plotë. Pavarësia e administratës zgjedhore duhet të jetë fokusi kryesor i tij. Partitë politike duhet të zbatojnë standarde më të larta kur zgjedhin kandidatët elektoralë dhe funksionarët publikë, në mënyrë që të garantojnë profesionalizmin dhe nivele më të larta të integritetit në sektorët publikë. Analiza vlerëson se korrupsioni ka lidhje të drejtëpërdrejtë edhe me lulëzimin e krimit të organizuar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts