Sunday, November 27, 2022
HomeSportVllaznia per te thyer “tabune” Kukes

Vllaznia per te thyer “tabune” Kukes

-

Qe prej tetorit te vitit 2013, Vllaznia nuk ka arritur te fitoje me Kukesin. Ne vijim verilindoret kane regjistruar vetem fitore dhe barazime ndaj shkodraneve duke qene prej 3 vitesh superior. Kuqeblute fitoren e fundit e kane regjistuar 0-3 ne Kukes dhe sot ne oren 19:00 ne “Loro Borici”, do te synojne te thyeje kete fat te keq ndaj fituesve actual te superkupes. Nje ndeshje mjaft e veshtire per shkak edhe te perforcimeve cilesore qe ka bere Kukesi por Vllaznia sot ka shume arsye per fitore. Fillimisht duhet te inaguroje stadiumin e ri me kembe te mbare, se dyti eshte ndeshja e pare e sezonit dhe trajneri Cungu do te kerkoje te mos zhgenjeje tifozerine dhe se treti jane blere 8 lojtare dhe duhet te justifikojne parate e shpenzuara per to. Ne kete 90 minutesh ne porte pritet te nise nga minuta e pare Agovic ndersa ne mbrojtje do te rreshtohen Gocaj, Cicmil, Bicaj dhe zevendeskapiteni Marku. Mesfusha do te kete nje detyre te veshtire perballe kukesianeve dhe pergjegjesia do te bjere mbi Tafilin, Krymin dhe Bardullen. Per shkak te lojtareve te afruar, Vllaznia do ti pershtatet nje tjeter sistemi kete sezon dhe me perpara pritet te luajne Shtubina dhe Hoxha qe do te mbeshtesin Pepen I cili do te jete I vetmi ne repartin e sulmit. Me shume gjasa ky pritet te jete formacioni I shkodraneve por fjalen e fundit e ka trajneri Cungu. Pra sot ne oren 19:00 Vllaznia do te tentoje te thyeje Kukesin nje tabu ne 3 vitet e fundit por edhe ti riktheje buzeqeshjen tifozerise Shkodrane.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,587FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts