Friday, April 19, 2024
HomeKronikaAsgjesohen 1377 bime kanabis

Asgjesohen 1377 bime kanabis

-

Vau – Dejësi dhe Puka kanë qënë dy njësitë e radhës vendore ku policia e Shkodres vijoi aksionet anti-kanabis. 10 parcela me 1377 bimë të dyshuara si kanabis sativa, të gjitha të mbjella në tokë publike u asgjesuan me anë të djegies. Bimët në gjatësi deri në 2 metra, ishin thuajse të gatshme për tu korrur, e me pas të dilnin në treg bëjnë me dije burime policore. Aksioni u shtri në Njësinë Administrative Temal ku u asgjësuan me anë të djegies 1271 bimë narkotike, ndërsa në Pukë, në Njësinë Administrative Qerret u asgjësuan 106 bimë narkotike. Uniformat blu edhe këtë herë nuk arritën të bien në gjurmët e kultivuesve, duke bërë që dosja të dorëzohet në prokurori për veprime të metejshme pa autor. Terreni i thellë malor ka qënë favorizues që ata të mos bien në gjurmët e policisë, e cila i është drejtuar zonave në fjalë prej orëve të para të mëngjesit. Gjatë 24 orëve të fundit policia e Shkodres ka ndaluar një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”. Ai është 25 vjeçari Kristian Lacuku, i shpallur në kërkim në fillim të muajit gusht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”. Materialet i’u përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts